Kryeministri urdhëron pyetjet, tallet me gazetaren dhe i shmanget llogaridhënies për zgjedhjet në Tiranë, gafën me Trump dhe lidhjet me McGonigal...
Edi Rama doli sot para kamerave për një konferencë të stërzgjatur mbi “forcimin e kontrollit të territorit”.
Por ajo që duhej të ishte një përballje normale e Kryeministrit me median, u shndërrua në një demonstrim autoritarizmi mediatik. Në një skenë që ngjason më shumë me diktatet e autokratëve sesa me një demokraci funksionale, Rama e bëri të qartë që në fillim: “Pyetjet vetëm për temën”. Asgjë jashtë skenarit të shkruar nga vetë ai.
Nëse kjo nuk mjafton, Rama u përplas me thuajse çdo gazetar që tentoi të dilte jashtë kornizës. Njëra prej tyre, e vetmja që guxoi të përmendte çështjen e ankimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet në Tiranë, u tall publikisht dhe ju hoq mikrofoni. Një shfaqje e denjë për t’u arkivuar si provë se gazetaria po mbytet nën diktatin e arrogancës politike.
Por pse Rama kishte frikë nga pyetjet? Sepse ka shumë për të shpjeguar dhe gjithçka për të humbur.
Së pari, zgjedhjet në Tiranë janë në krizë legjitimiteti. Veliaj, dikur besniku i Ramës, tashmë po e sfidon hapur me një ankim në Kushtetuese. Mirëpo Ram pati frikë të fliste.
Së dyti, Rama u bë dje gazi i botës, pasi tallej me gafën e Donald Trump, ndërkohë që vetë ishte përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të diplomacisë publike.
Së treti, George Papadopoulos, ish-këshilltar i Trump, ka publikuar sot një foto që e lidh Ramën me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, tashmë i dënuar për korrupsion dhe implikime të rënda.
Pra, pyetjet ishin më shumë se legjitime, ishin të domosdoshme. Por në vend të përgjigjeve, pamë një lider që e kontrollon foltoren si një skenë propagandistike dhe që përdor arrogancën për të shtypur median.
Më tragjikja në këtë histori është nënshtrimi i vetë gazetarëve. Përveç një guximtareje që e mori mikrofonin me kosto, pjesa tjetër e sallës ndoqi rregullat e Ramës pa pikë rezistence. Pyetje të përgatitura, pa thellësi, pa ngacmim, pa kërkesë për llogari.
Kjo nuk është vetëm një krizë politike. Kjo është një krizë e thellë e gazetarisë në Shqipëri. Kur pushteti dikton temën, pyetjet dhe madje edhe tonin e mikrofonit, nuk kemi më konferenca shtypi. Kemi monologje të një autokrati që e përdor median si sfond, jo si partner në transparencë.
Rama sot nuk foli për tre temat më të rëndësishme të ditës. Dhe askush nuk pati guximin ta detyrojë të flasë. Kjo është fytyra e vërtetë e kontrollit mbi territorin, një territor ku fjalës së lirë po i mbyllet fryma. /Pamfleti
Ky e ka te shkruar ne balle qe eshte debil. Ka patur dhe ka qellim kryesor qe njerezit qe jetojne ne kete vend , mos bejne 1 ore qetesi. Ushtron presion me gjithcka. Me drejtesine, me kercenime me inspektoriate, me policine me tatimet me doganat, kudo terrorr. Sapo prishi aty ku donte lokale ambiente, leje ndertimi pa fund, kulla 50 kate ne mes te tr. komplet pa lidhje vetem qe ti o njeri mos gjesh qetesi. Psikopat i lindur, arrogant, harbut. Ka 12 vjet ne pushtet dhe duket si dita e pare. I coroditur protagonist i semure. Eshte turpi i ketij kombi. Jam dakort me ate Erionin e vogel, bracen qe thote, stop kesaj cmendurie. Ky vend keta njerez kane nevoje per normalitet per qetesi.
Une nuk jam me kend nga politikanet tane por, keta gazetaret jane bere gangrene e qelbur ne të gjithë boten. Janë më të vertete ligavece të ndyre. Mendoj që gazetaret te kene nje fakultet professional si inxhiniere, mjekesi, agronomi, juristse e cfaredo e gazetarine ta profession të dyte që të jene kompetente për cfare pyesin, flasin, shkruajne. Nuk mund të besh pyetje qesim kur nuk merr vesh nga problemi profesionalisht. Edi duke injoruar keta dordolece kokëqepë e surrat sharabajkat provinciale duket si diktator por mirë ua ben provincialeve injorante. Është Edi kompetent për gjithshka, jo por është shume më i ditur e i mencur se keta të shpifurit e medias. Të tillë kane qene edhe ne kohen e qepes se janë ligavece, kaq. E mori maloku injorant Shqiperine, e shkaterroi, shkaterroi industri e bujqesi, e mbushi Lanen me kjoska e hale malokesh, vodhen sa munden e futen vendin ne piramida mashtrimi e tani nxjerrin keta rrehenjte e zorreve të dalin ne krye.
Aferim o QYP - JUST TONI ka zot ,mikrofoni i takon vetem jugut veriu ti meshoj plugut