
Ilir Meta duket se po luan me dy porta sa i takon 14 majit. Sot paradite ai ishte në selinë e PD, ku u takua me Sali Berishën. Vetë ish-kryeministri paralajmëroi se nesër do të ketë zhvillime në koalicion, duke dhënë sinjale se “foltorja” mund të futet në zgjedhje si koalicion me PL.
Fillimisht u tha se Meta do të dilte më vete, por Berisha sot trazoi ujërat. Mirëpo Meta sot në darkë ishte në Fier e Lushnje ku a prezantuar kandidatët për këshillat bashkiakë, duke zbehur deklaratat e Berishës.
“Dy drejtuesit e listës së PL për këshillat bashkiakë të Lushnjës e Fierit, Katerina Bano që studion për Drejtësi dhe që është angazhuar me forumet rinore dhe shoqërinë civile dhe Kristian Kina pedagog dhe me eksperiencë të njohur si senator në senatin e Universitetit të Tiranës. Është kënaqësi të mbështesim të rinjtë. Duam që zëri i tyre të mbizotërojë në këshillat bashkiake që do të zgjidhen më 14 maj. PL lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve, jo që braktiset nga të rinjtë sepse nuk u ofrohen mundësi për shkollimin e duhur apo rritje profesionale apo paga të larta e dinjitoze për të përballuar jetesën”, tha ai.
Mbetet të shihet se çfarë do të thonë Meta e Berisha nesër mbi zhvillimet në koalicion, pasi nga mënyra se si po vepron Meta, ndoshta Berisha nuk lakmon këshillat bashkiakë, por vetëm krerët e bashkive.
Lini një Përgjigje