Ish ministri i Financave, Arben Malaj thotë se SPAK është i nevojshëm për vendin por nuk është i mjaftueshëm.
Ai tha se ne na duhet një strategji e mirëfilltë për të parandaluar shkeljet që të ndodhin, pasi në momentin që ato kanë ndodhur tashmë dëmi është bërë.
“Unë besoj se i duhej por është i pamjaftueshëm. Na duhet një kulturë e përgjithshme paraprake. Në një element të mirë të qevirsë ti duhet ti parandalosh gjërat të ndodhin se nëse ndodhin ato e kanë bërë dëmin.Nuk ndihesh mirë kur je politikan që edhe në vitin 2023, raporti i lirisë ekonomike nxjerr si pikë më të dobët mungesën e integritetit të qeverisë. Për ne si studiues nëse një tregues i lirisë ekonomike është nën 50 %, në vend që të ishte shtytës i gjithë reformave është faktor pengues.Niveli i ulët i integritetit të qeverisë i bën qytetarët më pak të bindur, ul pritshmërinë, rrit informalitetin, mos pagimin e taksave dhe faktorë të tjerë. Qeveria për ta zëvendësuar këtë faktor bën masa ndëshkuese e penalitete dhe acaron marrëdhëniet mes qeverisë dhe shtetit.”,- tha ish-ministri i Financave për Euronews Albania.