Politike 8 Dhjetor 2023, 10:33

Fatmir Xhafaj gati të rikthehet në skenë: Tamam si me qershitë e Nastradinit, Babloku po kërkon shpëtim në të shkuarën

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Xhafaj gati të rikthehet në skenë: Tamam si me
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama përpara se të urinonte mbi qershi /

I mbetur vetëm dhe me Shpatën e Demokleut mbi kokë, Edi Rama po kërkon shpëtimin tek kokrra e parë e qershitë se Nastradinit, sipas tij, e pash*rrosur...

Ilir Beqja do të shkojë në burg... Xhaçka është në prag dhe gojët e liga thonë se ngeli shtatzënë fiks me shpresë se do t'i shpëtojë prangave.

Skandali i inceneratorëve pritet të shpërthejë nga dita në ditë dhe koka e parë që do të pritet është, jo vetëm ajo e drejtorit të urbanistikës në Bashkisë e Tiranës, por edhe e Lalit.

Firmat, e zeza mbi të bardhë e Erionit, nuk fshihen dot.

Nga ana tjetër skandalet e koncesioneve në shëndetësi pritet të shtrihen deri tek ministrja e parafundit, Ogerta Manastirliu; Beqja vërtet i nisi, por ato milionat e Ogertës zor të mbulohen me shoshë.

Dhe në fund, kur këtyre t'u jetë gjetur vendi, është Balluku, Krifca, Denaj, Kumbaro e ca të tjerë.

Mund të vazhdojmë edhe më tutje, por besojmë se panorama është e qartë: këto kohë askush nuk do të donte të ishte ne vendin e Kryeministrit të Shqipërisë. Ka ardhur një moment në qeverisjen e tij që s'ka propagandë që t'i bëjë derman, s'ka ushtar që i shërben dhe që nuk është përlyer dhe s'ka mbetur më njeri afër tij pa u bërë pis.

Sikur të mos mjaftonte ky hall, nuk ka mbetur më as edhe një riosh ambicioz që të dojë t'i afrohet. Kush i pati dy para mend, iku, kush nuk mundi të ikë, ka kapur një cep e po i lutet Zotit të ndodhë mrekullia.

Ndërsa Bablokut i është kthyer uria prapë. Duhet të ushqehet, pra të vazhdojë qeverisjen edhe ca vjet të tjera. Po me kë?

E dini atë historinë e Nastradinit me qershitë. Hëngri aq shumë Nastradini i ngratë, u mbingop, iu nakatos stomaku e në fund qershive që i mbetën, u urinoi sipër. Vajti nga vajti, por në kthim e kish marrë aq shumë uria sa iu kthye prapë qershive që kish shu*uar në drekë. E filloi, "këtë nuk e kam shu*rruar" dhe fap e futi në gojë. Një nga një deri sa i hëngri të gjitha.

Në këtë pikë është edhe Kryeministri ynë. Dhe a e dini cila është qershia e parë që ka zënë në dorë? Bash ish Ministri i Brendshëm, ai që e përzuri si qen, e hodhi në kosh dhe e la me gisht në gojë, Fatmir Xhafaj.

Qershia e parë e pash*rruar, sipas Bablokut është Xhafaj. Burime të afërta me të, thonë se ish miqtë janë takuar dhe Kryeministri i është lutur në gjunjë që t'ia falë nxitimin e ca viteve të shkuara dhe të vijë e të punojë sërish me të. Rama po i betohet Xhafajt se nuk i ka hedhur sipër asnjë pikë sh*rrë.

Me të vetën Babloku ka lënë detyrë se, si mjeshtër i ligjeve të vjetra të mafies, detyra e parë e Xhafajt është të shpëtojë Erionin. Lali është aq shumë i zhytur në llumin e korrupsionit, ka lënë kaq shumë gjurmë pas, sa nuk ka Zot që ta shpëtojë. Thonë se ai është tradhtuar edhe nga njerëzit e afërt të tij, që kanë filluar të bilbilosin.  Por Lali i duhet Bablokut dhe, në mos Zoti, një kërmë e ringjallur si Xhafaj edhe mund të bëjë diçka.

Pastaj, janë të tjerët. Shumë e shtrenjta Ogertë për Bablokun, është në prag të derës së drejtësisë. Edhe ajo duhet shpëtuar. Për këto arsye, i mbetur vetëm dhe me Shpatën e Demokleut mbi kokë, Edi Rama po kërkon shpëtimin tek kokrra e parë e qershitë se Nastradinit, sipas tij, e pash*rrosur.

Çfarë do bëjë qershia? A do bëjë rezistencë zagari i vjetër i rendit? Gojët e liga thonë se një hienë e vjetër si ai, nuk ka reshtur kurrë së punuari. Zyra e tij ka qenë gjithmonë plot duke krijuar një shtresë të padukshme pushteti nëntokësor. Ai është gati të rikthehet.

Ama se sa do ta harrojë atë urinimin që i bëri në fytyrë Babloku vite më parë, këtë do ta shohim./Pamfleti

fatmir xhafaj qershitë e nastradinit edi rama