TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Korrik 2025, 14:35

"Firmosëm që s’jemi dakord", Kryemadhi pas daljes nga SPAK: Nënën time e kanë quajtur pastruese

Shkruar nga Pamfleti

"Firmosëm që s’jemi dakord", Kryemadhi pas daljes nga

Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat pas daljes nga SPAK, ku u paraqit sot për njohjen e akuzës.

Kryemadhi deklaroi se fashikujt përmbajnë artikuj portalesh dhe shpenzime të zakonshme si kafe dhe sanduiçe. Ajo theksoi gjithashtu se nuk është dakord me akuzat dhe se do ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

Ajo tha se dosja ka mijëra fletë dhe shtoi se akuza e SPAK ndaj nënës së saj është për pastrim të produkteve të veprës penale.

Më pas Kryemadhi tha se SPAK e ka quajtur nënën e saj ‘pastruese’, pasi akuzohet se ka blerë shtëpinë e saj me lekët që i ka dhënë Monika.

"Nuk kam koment, nuk kam asgjë. Na u komunikua mbyllja e hetimeve. Firmosëm ato fletët që s’jemi dakord! Do shkojmë në gjykatë dhe do ndjekim procedurat. Nënën time e kanë quajtur si pastruese, që më ka ndihmuar mua, të bëjmë pastrim të produkteve të veprës penale. Pra, mamaja ime ka blerë shtëpinë e vet dhe pretendohet që ajo e ka blerë shtëpinë me paratë që ia kam dhënë unë, por vepra ime penale ku është këtu? Mua më akuzojnë për fshehje të pasurisë. Akoma nuk i kanë bërë gati fletët, sepse vetëm nga një portal janë tre fashikuj me shkrime, tani do shohim sa portale janë aty që janë pjesë e fashikujve, me përjashtim të letrave të porosive, që nuk besoj se janë shumë. Letrat e kartat e kreditit, që janë kafe sanduiç, biletat e metrosë, atyre nuk kemi çfarë tu prapësojmë, se janë veprime bankare. Kemi analizën time financiare, që janë 8 mijë faqe, nuk kam ç’prapësoj.

Edhe mamaja ime ka 8 mijë faqe analizë financiare me metodat evropiane, sipas ligjeve të fundit. Janë 16 mijë fletë dokumenta që ia kemi dërguar ne SPAK-ut, pastaj do jenë edhe 40-50 mijë fletë artikuj që janë shkruar kundër nesh. Do t’i seleksionojmë, se nuk do merremi me portalet dhe komentet në Facebook të patronazhistëve. Do shohim çfarë letrash kanë. Argumenti, presupozohet të themi, që vepra penale nuk ka. Lobimi, letrat e porosisë i kam lexuar që në Gjykatën e Apelit, nuk ka pagesa përveç pagesave që janë bërë dhe deklaruar. Dhe deklaratat noteriale do shikohen. Është një proces që do kërkojë durim, strategjik. Shëndeti është i rëndësishëm”, tha Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje