TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2025, 12:16

Fitoi mandatin e deputetit, Tedi Blushi dorëhiqet si anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi mandatin e deputetit, Tedi Blushi dorëhiqet si anëtar i

Pasi siguroi mandatin e deputetit në listën e mbyllur të Tiranës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë dorëhiqet si anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë.

Njoftimi mban datën 30 maj dhe i është dërguar Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe për dijeni edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

'Të nderuar këshilltarë, Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të Qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.', shkruhet në letrën e dorëheqjes

Fitoi mandatin e deputetit, Tedi Blushi dorëhiqet si anëtar i

tedi blushi dorëhiqet

Lini një Përgjigje