TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 21:13

Fitoi në Vorë, Shera ju drejtohet qytetarëve: Zotohem se do u shërbej të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike   

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi në Vorë, Shera ju drejtohet qytetarëve: Zotohem se do u

Kreu i Bashkisë Vorë, Blerim Shera pas shpalljes së rezultati nga KQZ-ja ku ai mori një fitore të thellë përballë kandidatit “Bashkë Fitojmë”, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin.

Një prononcim për mediat, Shera u shpreh se do u shërbejë të gjithëve me përulësi pavarësisht bindjes së tyre politike.

“Zotohem se do u shërbej të gjithëve me përulësi siç e kam bërë këtë vit. Mezi pres ta nis punën që nesër që t’u shërbej të gjithëve pavarësisht bindjeve politike”, tha Shera.

Kujtojmë se në Bashkinë Vorë, kandidati i PS Blerim Shera ka marrë 8.533 vota ose 74.13 %. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha ka marrë 29.78 vota ose 25.87 %.     

shera vora ps

Lini një Përgjigje