TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 07:59

Fitorja absolute në 11 Maj, socialistët festojnë sot mandatit të katërt

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja absolute në 11 Maj, socialistët festojnë sot mandatit
Edi Rama

Socialistët e kryesuar nga Edi Rama do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit.

Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.

Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Socialistët maksimizuan padrejtësitë sistemike për të kapur thuajse tre të pestat e parlamentit, ndërsa dhjetëramijëra votues të partive të vogla do të mbeten pa përfaqësim parlamentar, siç tregojnë rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve.

Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste siguroi 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

edi rama fitorja absolute në 11 maj

Lini një Përgjigje