TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 10:11

Flamur Noka e mbuloi me miell para Kuvendit, Genc Gjonçaj e duartroket

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka e mbuloi me miell para Kuvendit, Genc Gjonçaj e duartroket

Deputeti Flamur Noka i përjashtuar me 20 ditë nga Kuvendi për shkak të incidenteve në seancat e shkuara, pa nisur seanca e sotme plenare ai ka tentuar të futet brenda ambienteve të Parlamentit e më pas ka hedhur miell mbi punonjësit e Gardës.

“Po i shërbejnë narkoregjimit”, tha ai për gazetarët.

Ky veprim në shenjë proteste sipas tij nuk mbaroi me kaq.

Ai i hodhi miell edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjonçaj. Ky i fundit nuk bëri asnjë veprim përveçse e duartrokiti në formë ironie për gjestin.

Nga ana tjetër edhe deputeti Dash Sula u shfaq i veshur në mënyrë simbolike kundër ligjit që rikthen bastet online.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim, por deputetët demokratë duken mëse të vendosur për të penguar zhvillimin normal të diskutimeve.

 

genc gjonçaj flamur noka

Lini një Përgjigje