TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 21:56

Lista e kandidatëve ndan Metën dhe Berishën, “Foltorja” paralajmëron koalicion përtej PL-së

Shkruar nga Pamfleti

Lista e kandidatëve ndan Metën dhe Berishën,

Nëse Meta e Berisha shkojnë bashkë në zgjedhje, duhet që të dalin me kandidatë të përbashkët si për krerët e bashkive, ashtu dhe për këshillat bashkiakë. Meta duket se nuk e do këtë gjë dhe Berisha tani po mendon të krijojë një koalicion tjetër që do i mundësojë futjen në zgjedhje.

Sali Berisha ka nisur manovrat për të shkuar në zgjedhje me një koalicion përtej Partisë së Lirisë.

Ndonëse pas vendimit të Apelit, Meta shihej si rruga e vetme e Berishës për të shkuar në zgjedhje, në fakt duket se ka përplasje mes tyre. Meta do t’i mbështesë kandidatët e Berishës, por në garën për këshillat bashkiakë do të ketë kandidatët e tij. Këtë Meta e ka paralajmëruar disa herë. Mirëpo Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar qartë se partitë që futen në zgjedhje me koalicion, duhet të kenë një listë kandidatësh të vetën, pra askush nuk mund të shkojë me lista të ndara.

Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve”, thuhet në Kod.

Pra, nëse Meta e Berisha shkojnë bashkë në zgjedhje, duhet që të dalin me kandidatë të përbashkët si për krerët e bashkive, ashtu dhe për këshillat bashkiakë. Meta duket se nuk e do këtë gjë dhe Berisha tani po mendon të krijojë një koalicion tjetër që do i mundësojë futjen në zgjedhje. Një alternativë është Vangjel Dule dhe tjetra Nard Ndoka.  

Një skemë të tillë e ka pranuar sot dhe juristi i Berishës, Ivi Kaso. Ai tha në një emision se koalicioni me PL nuk funksionon në këtë aspekt. “Ne kemi një marrëveshje koalicioni të firmosur me PL dhe PBDNJ, jemi në diskutime për koalicion tjetër. Brenda koalicionit ka interesa politike dhe një pjesë e subjekteve kanë edhe llogaria elektorale, duke bërë një listë kandidatësh për këshilltarë vetëm të tyret. Ndërkohë që ligji parashikon që në koalicion lista duhet të jetë një dhe e vetme, pra duket të ulemi në tryezë e të bisedojmë”, tha ai.

Sipas informacioneve, Meta nuk do nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie dhe do orientojë të vetët të votojnë emrat e Berishës, mirëpo sa i takon bashkive, ai do dalë me kandidatë dhe do ketë dhe garë me “Foltoren”. /Pamfleti

berisha meta dule foltorja

Lini një Përgjigje