TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 17:23

Ironia e fatit/ Dosja “Babale”, Ervin Salianji përfundon në “duart” e gjyqtares që i dha vulën Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti

Ironia e fatit/ Dosja “Babale”, Ervin Salianji përfundon

Ervin Salianji vijon t’i shmanget prej më shumë se një viti gjykimit në Apel për skandalin “Babale”. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi atë me 1 vit burg dhe në Apel gjyqi ndaj tij dhe gazetarit Jetmir Olldashi vetëm zvarritet edhe sot ndodhi e njëjta gjë.

Që në fillim të seancës gjyqësore, Salianji dhe Olldashi parashtruan kërkesë paraprake për përjashtimin e relatores së trupit gjykues, Edlira Petri. Kërkesa u relatua në seancë gjyqësore dhe u depozitua pranë sekretarisë së gjykatës. Argumenti i tyre ishte se duke qenë se ajo është bashkëshortja e gjyqtarit Sokol Sadushi, të sulmuar nga PD, është në konflikt interesi.

Kërkesa u protokollua dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Ironia e fatit është se Mihali është relatorja e çështjes për vulën e PD. Ajo ishte mes 3 gjyqtarëve që ja dhanë vulën Alibeajt. Tani duket se ajo ka në dorë dhe fatin e Salianjit.

salianji babale apeli

Lini një Përgjigje