TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 10:46

"Forcat RENEA nuk njohin deputetët", Boçi: Policia dhunoi protestuesit dhe deputetin Nallbati

Shkruar nga Pamfleti
"Forcat RENEA nuk njohin deputetët", Boçi: Policia dhunoi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli në seancën plenare të së enjtes për protestën e zhvilluar nga opozita dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ai akuzoi Forcat RENEA për mënyrën e arrestimeve gjatë tubimit, duke pretenduar se efektivët nuk kanë respektuar statusin e përfaqësuesve të zgjedhur. Boçi u ndal te rasti i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, për të cilin tha se është goditur gjatë protestës.

"Këtu mungon Bledion Nallbati, pse? Sepse policia juaj e ka goditur me dhunë, sepse për ju ka interes imuniteti juaj dhe jo për të tjerat.

Madje na thoni se forcat RENEA nuk njohin deputetin! Kë njohin këta të RENEA-a? Po të kërkuarit a i njohin këta? Le të dalë ministrja, ja tek është, që flet për policë të plagosur, të na thotë sa të kërkuar dhe të kërkuar për krime brenda e jashtë vendit janë kërkuar. Po, RENEA e policia arreston adoleshentët. Madje ishin policët që ju kthyen protestuesve me molotov dhe gaz lotsjellës”, tha Boçi.

1 Komente

  1. L
    Leone

    Hahahahaha!! Si më kohë të Dullës kur të pyesnin në testimin për kategori a I njeh anëtarët e byrosë politike?!!

    Lini një Përgjigje