Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri qeverisës.
Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Begaj i uroi sukses në drejtimin e qeverisë dhe në avancimin e progresit dhe zhvillimit të vendit. Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit institucional dhe bashkëpunimit politik në funksion të interesit të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Begaj vuri në dukje se sfidat që presin Kosovën kërkojnë angazhim të përbashkët të klasës politike dhe garantoi vijimin e mbështetjes së Shqipërisë ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
"Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.
Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë.", shkruan Presidenti Begaj.
Lini një Përgjigje