TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 22:11

"Po forcon politikisht Ramën", Salianji: Berisha qan dhe ankohet se i vodhën zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

"Po forcon politikisht Ramën", Salianji: Berisha qan dhe ankohet

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te situata brenda opozitës, raporti me mazhorancën dhe roli i SPAK në diskursin politik.

Salianji u shpreh se, interesi i kryeministrit Rama është që Partia Demokratike të mbetet në gjendjen që është aktualisht. Sipas demokratit, kjo situatë e favorizon Ramën politikisht.

Ai tha gjithashtu se në çdo proces zgjedhor opozita ka akuzuar për manipulim zgjedhjesh, ndërsa ironizon Berishën duke thënë se “qan dhe ankohet se Rama u vjedh votat”.

“Edi Ramës i intereson që PD të jetë kështu siç është. Nuk ka interes më të madh sepse në çdo palë zgjedhje e betejë ata thonë se ai ua vjedh e u bën hile dhe lidershipi aktual qan pasi Rama ua vjedh zgjedhje”, tha ai për “News 24”.

Salianji thekson se, opozita duhet të ndërtojë një model që tregon se mazhoranca mund të mposhtet politikisht.

 

Lini një Përgjigje