TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 07:57

Sot Kuvend, Braçe kërkon llogari nga ministrja Salla për Shëndetësinë

Shkruar nga Pamfleti
Sot Kuvend, Braçe kërkon llogari nga ministrja Salla për
Sot Kuvend, Braçe kërkon llogari nga ministrja Salla për Shëndetësinë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancën e radhës plenare. Në rend dite përfshihen dy interpelanca me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetë të opozitës.

Deputetja Erisa Xhixho ka kërkuar shpjegime lidhur me sigurinë në shkolla, pas disa ngjarjeve ku të mitur kanë humbur jetën në përleshje me bashkëmoshatarë. Edhe deputeti Kapri ka paraqitur një kërkesë të ngjashme, duke kërkuar informacion mbi masat që qeveria ka ndërmarrë për të adresuar dhunën në institucionet arsimore.

Në seancë parashikohet edhe një kërkesë e deputetit socialist Erion Braçe për zhvillimin e një seance pyetje përgjigje me ministren e Shëndetësisë, Evis Salla. Braçe kërkon sqarime për mosfunksionimin e plotë të shërbimit në qendrën shëndetësore në rrugën Irfan Tomini dhe ndikimin që kjo situatë ka te qytetarët.

Kuvendi do të shqyrtojë dhe disa projektligje për votim, përfshirë ndryshime në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, në ligjin për akcizat, si dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, së bashku me projektvendime të tjera.

Rendi i ditës:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.

2. Njoftime.

4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

5. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

6. Projektligji "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

7. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

8. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

9. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"

10. Projektvendimi "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

11. Projektvendimi "Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Lini një Përgjigje