TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 10:45

Foto-albumi nga Samiti i NATO-s: Rama bën spektakël me atletet, Trump e injoron

Shkruar nga Pamfleti

 

Foto-albumi nga Samiti i NATO-s: Rama bën spektakël me atletet, Trump
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografik nga samiti i NATO-s në Ankara, ku shfaqet në biseda dhe takime informale me disa liderë dhe zyrtarë të pranishëm.

Në fotot e publikuara, Rama shihet duke biseduar me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, me kryeministren italiane Giorgia Meloni, si dhe në disa momente të tjera gjatë samitit. Ajo që bie në sy është mungesa e një fotografie apo takimi kokë më kokë me presidentin amerikan Donald Trump.

Kjo siç duhet edhe nga pamjet është kompensuar me takimin me mikun e tij të vjetër, Mark Rutte që tani është kreu i NATO-s.

Edhe pse kryeministri përpiqet të përcjellë një atmosferë aktive nga pjesëmarrja në samit, albumi i publikuar tregon kryesisht takime informale dhe biseda me liderë të nivelit të dytë, ndërsa nuk figuron asnjë kontakt i drejtpërdrejtë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, apo lider të Europës.

Ky detaj vjen pasi, sipas videove të publikuara nga Kryeministria gjatë ceremonisë së fotografisë familjare, Rama u shfaq edhe një herë me atletet e tij të bardha, duke vijuar stilin e tij të zakonshëm për të sfiduar protokollin.

Në pamjet e shpërndara, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duket se i bën një shenjë Donald Trump-it në drejtim të Ramës, por presidenti amerikan nuk reagon dhe nuk i kushton vëmendje kryeministrit shqiptar.

rama bën spektakël me atletet

Lini një Përgjigje