Ish-presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur avokatin e ri që do ta përfaqësojë ditën e somte në procesin gjyqësor në GJKKO.
Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit, Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani.
Avokati Musta u paraqit ditën e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Ndërkohë në ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Pas mbërritjes në GJKKO, Monika deklaroi shkurtimisht me gazetarët nga ku shprehet se me seancën që do mbahet sot, do të flasë për manipulimet e bëra në video-mesazhe siç pretendon Kryemadhi.
“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, tha ajo.
Lini një Përgjigje