“Luleshtrydhja”, duhet të paraqitet më 14 qeshor, por në atë datë qeveria do jetë në Kosovë. Asistues në pyetjen e Frida Krifcës, do jenë 2 prokurorë të EUROJUST si përfaqësues të kallëzimit të bërë dhe si partnerë Anti-Korrupsion me SPAK-un...
Pas 4 vitesh Drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe pas 2 vitesh Ministre e Bujqësisë, ajo është thirrur si zyrtare nën hetim, kallëzuar në SPAK nga Qeveria Gjermane dhe Zyra Evropiane Anti-mashtrim e Donacioneve, për koruupsion me fondet që i kanë dhënë bujqësisë shqiptare në vitet 2017-2021.
Kallëzimi është bërë në muajin nëntor 2022, shoqëruar me dosje hetimore dokumentash të AZHBR e pamje filmike në terren, te fermerët ku deklarohet se janë dhënë fondet, hetim i kryer nga vetë BE, Qeveria Gjermane dhe Zyra Evropiane Anti-mashtrim e Donacioneve.
Me këtë material hetimor ndihmës që ofroi BE, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kishin të lehtë investigimin, evidentimin dhe zbardhjen e korrupsionit, që është bërë me 132 milionë Euro grande bujqësore nga AZHBR, gjatë viteve 2017-2021 kur drejtoreshë ishte Frida Krifca.
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, para dy javësh, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë dorëzuar në SPAK dosjen hetimore paraprake me prova konkrete, ndër to afro 40 milionë Euro dhënë ndërtuesve, familjarëve të politikanëve e madje edhe Klodian Zotos të lanfilleve, me dokumente false si gjoja fermerë e blegtorë.
Ka prova për vjedhjen e afro 25 milionë Euro me tenderë fiktivë. Ka falsifikime dokumentesh për afro 30 milionë Euro, sikur janë dhënë për sera, stalla, ferma lopësh e bagëti të imëta, punishte qumështi, pemëtore, ullishte e për gjoja ferma+bujtina malore, të cilat nuk ekzistojnë, ose me to janë ndërtuar pallate e vila në Tiranë, Himarë, Sarandë, Pogradec e Velipojë.
Madje 630 mijë Euro, u janë dhënë 3 mediave pranë qeverisë, për të reklamuar ahengjet e kryeminsitrit Edi Rama me Frida Krifcën e me disa konkubina nëpër bujtina e ferma, ose duke nxjerrë në ekrane, blegtorë që gjoja falenderonin qeverinë për 1000-2000 Euro grande pa interes.
Ministrja Frida Krifca, është njoftuar të paraqitet në SPAK ditën e mërkurë më 14 qershor 2023, por sipas informacionit, kjo datë thirrje ka ndryshuar, për shkak se më 14 qershor, qeveria shqiptare do jetë në Kosovë për mbledhje të përbashkët me qeverinë “Kurti”.
Ende nuk dihet data tjetër, kur ministresha Frida Krifca do thirret në SPAK si zyrtare e kallëzuar nga Qeveria Gjermane dhe Zyra Evropiane Anti-mashtrim e Donacioneve, për krimin financiar 132 milionë Euro grande bujqësore.
Por për hetimin e batërdisë me fondet bujësore të BE në Shqipëri dihen edhe këto dy fakte:
1. Drejtoresha pasardhëse Eranda Selmanaj, është larguar nga detyra më 16 mars 2023 me gjoja dorëheqje, pasi SPAK e thirri si bashkëpunëtore e “Luleshtrydhes” në falsifkime e vjedhje, kur ishte shefe e planifikimit, miratimit e dhënies së grandeve financiare në AZHBR.
2. Gjatë verifikimit të përdorimit të grandeve bujqësore nga ekspertë të BE, drejtoresha pasardhëse e Frida Krifcës, është marrë në pyetje nga Zyra Evropiane Anti-mashtrim e Donacioneve dhe 2 herë nga SPAK, ku ka rrëfyer gjithçka që di.
Saktësojmë, se në hetimin e dosjes së grandeve bujëësore që ka sjellë BE në Shqipëri, asistues në pyetjen e Frida Krifcës, do jenë 2 prokurorë të EUROJUST, që përfaqësojnë provat e kallëzimit të bërë dhe janë partnerë Anti-Korrupsion me SPAK-un./Pamfleti
Lini një Përgjigje