
Numërimi elektronik në Qarkun e Tiranës, konkretisht në Bashkinë e Vorës dhe në Njësinë bashkiake nr. 10, ka nxjerr dhe një projeksion se kush mund të jenë kandidatët që kanë marrë më shumë mbështetje nga lista e hapur.
Partia Socialiste sipas rezultatit paraprak në Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh.
Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.
Ndërkohë që në lojë janë 7 mandate deputetësh, të cilët do të fitohen me garë brenda socialistëve.
Më i votuari nga socialistët, duket se është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 5080 vota në Vorë dhe në Njësinë nr.10.
I dyti është Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë mbështetjen e 1880 socialistëve deri më tani.
Ndërkohë që listës i shtohet dhe veterani, Erion Braçe me 912 vota, Ervin Hoxha me 615 vota, Ornaldo Rakipi me 569 vota, po ashtu Anila Denaj me 346 vota dhe e 7-ta, Julinda Dhame me 276 vota.
Të dy kandidatet e fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Ndërkohë që jashtë listës ngelet Pandeli Majko, i cili ka marrë më pak vota se Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu. Ndërsa zonjat, Mimi Kodheli ka marrë vetëm 195 vota, kurse Blerina Gjylahmeti, 182 vota.

Lini një Përgjigje