TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 13:38

PS rezultat të thellë në Korçë, PD humb 1 mandat

Shkruar nga Pamfleti

PS rezultat të thellë në Korçë, PD humb 1 mandat

Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 204 qendra votimi nga 423 në total. Edhe në këtë qark, PS kryeson bindshëm me 27 649 vota ose 54.8% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7.1% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.

Ndërsa Koalicioni PD – ASHM ka marrë 17 643 vota, ose 35% dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me 14.9% në përqindje mbështetjeje.

Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.9%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.5%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.

Lini një Përgjigje