Politike28 Maj 2023, 15:36

Gara për kreun e PD-së, Rudina Hajdari: Kam ambicie, por aktualisht duhet të shohim përtej interesit personal

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e PD-së, Rudina Hajdari: Kam ambicie, por aktualisht

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari duke komentuar rreth garës për kreun e ri të PD-së tha se edhe ajo ka ambicie për të garuar në atë post, por shtoi se aktualisht gjërat brenda së djathtës duhen parë përtej ambicies personale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo shtoi se qëllimi kryesor i anëtarëve të PD-së duhet të jetë kthimi i së djathtës në një forcë qeverisëse.

Unë e kam shprehur në disa raste të veçanta që ambicia ime ka qenë që partia demokratike të ketë një forcë qeverisëse. Këto dy vitet e fundit kemi vuajtur nga njerëzit që kanë ambicie të forta dhe ndoshta sot na duhen njerëz që kanë më pak ambicie dhe më shumë zell e dëshirë për të rregulluar partinë dhe për të punuar për interesin e përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe jo ambicies personale të një individi.

Te pjesa e ambicies them se pa dyshim çdo aktor që futet në politik pa dyshim që ka ambicie, këtë nuk duhet ta mohojmë se nuk do ishte e ndershme”, tha ajo.

Hajdari foli edhe sa i takon humbjes më 14 maj për të cilën tha se ishte një nga disfatat më të madha që kishte pësuar ndonjëherë PD-ja.

Ajo tha se edhe pse kanë ndodhur fenomene si shitblerja dhe manipulimi i votave, Partia Demokratike duhet të reflektojë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të mos votonin.

Është humbje goxha e madhe për Partinë Demokratike, në 32 vitet e fundit është nga humbjet më të mëdha. Patjetër që sfidat ishin shumë të mëdha duke përfshirë këtu shti-blerjen e votës.

Por kjo nuk do të thotë se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë një reflektim brenda vetes duke marrë parasysh që edhe nëse këto fenomene kanë ndodhur duhet që PD-ja të kuptojë se mesazhi i qytetarëve ishte edhe te ata që nuk morën pjesë në zgjedhje, që bojkotuan”, tha ajo.

gara pd hajdari