Politike20 Prill 2023, 21:23

Gara për Kryeqytetin, Këlliçi ka 5 premtime për qytetarët nëse zgjidhet në krye të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Kryeqytetin, Këlliçi ka 5 premtime për

Kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka dhënë 5 premtime nëse ai do të zgjidhet në krye të kryeqytetit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi ka treguar në mënyrë të përmbledhur synimet e tij nëse ai do të zgjidhet më 14 Maj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

5 premtimet e Këlliçit:

1.Transporti publik falas;

2.Prezantimi i sotëm që ka shkaktuar një reagim, projekti për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skëndërbej;

3. Arsimi, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve;

4. Oazet e gjelbra;

5. Programi i biznesit për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e ulët dhe të mesëm.

Kur kemi hartuar prioritetet dhe kur kemi punuar me ekipin, jemi mundur të prekim problematikat e një qytetari në Tiranë. Mbetemi i vetmi vend në Evropë që paguajmë 3 deri në 4 herë për ujin e pijshëm. Ky është një problem që prek çdo qytetar në Tiranë.

kellici premtime