
Kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka vijuar takimet në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas disa fotove të publikuara teksa shihet në ambientet e një fasonerie, Beci shkruan se përmirësimi i ekonomisë në Shkodër është një nevojë për qytetin.
Gjithashtu, Beci shprehet se për një turizëm dhe zhvillim më të mirë duhet të realizojnë një projekt që sipas tij tani është koha e duhur për të filluar një aksion të fuqishëm e për ta bërë Shkodrën një rajon që rrezaton përtej kufijve të vet.
“Përmirësimi i ekonomisë në qytet, nuk është një slogan për hatër të një programi që duhet prezantuar. Është një nevojë, një bindje, një domosdoshmëri. E thonë të gjithë, në çdo takim, në çdo bisedë, në çdo biznes. Ekonomia, ekonomia, ekonomia. Kjo është e vetmja rrugë. Turizmi, tregu dhe zhvillimi duhet të jetë në Shkodër jo pse ne jemi shkodranë, por se gjithë graviteti historik dhe qendra rajonale e gjithë kësaj zone ka qenë Shkodra.
Ne nuk bëjmë asgjë veçse kthejmë atë që i takon, atë që duhet, atë që natyrshëm ndodh e kthejmë në Shkodër dhe për këtë duhet një projekt, investime, bashkëpunim e të jemi gati. Unë e shoh që ka energji në Shkodër, e vonuar ka qenë përpjekja për ta filluar këtë projekt por ndoshta tani është koha e duhur për të filluar një aksion të fuqishëm të qeverisë me bashkinë dhe donatorët të koordinuara dhe me çdo faktor që i shkon për qasje zhvillimit për ta bërë këtë pikë të Shqipërisë një rajon i cili ka rrezatim përtej kufinjve të vet, një rrezatim natyral e historik të të gjithë rajonit.”, shkruan Beci.
Lini një Përgjigje