Politike15 Maj 2023, 10:43

Gara për Tiranën/ Surprizë Arlind Qori, merr më shumë vota se Roland Bejko

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën/ Surprizë Arlind Qori, merr më shumë

Vijon me shpejtësi numërimi i votave në Tiranës dhe sipas të dhënave më të fundit udhëheq Erion Veliaj. Nga 444 kuti të numëruara, kandidati i PS ka marrë 73263 vota ose 54 për qind.

Belind Këlliçi ka marrë 47588 vota ose 35 për qind të votave.

Arlind Qori ka marrë 6541 vota ose 4.8 për qind.

Roland Bejko i PD ka marrë 5893 vota ose 4.34 për qind

Marko Dajti ka marrë 1324 vota, ose 0.9 për qind.

Lajla Përnaska ka marrë 1049 vota ose 0.7 për qind

 

tirana qori bejko