TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 10:38

Kolonja fitohet nga PS, Xhaçka shpall fitoren e Erion Isait: Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne

Shkruar nga Pamfleti

Kolonja fitohet nga PS, Xhaçka shpall fitoren e Erion Isait: Ky besim

Është mbyllur numërimi i kutive të votimit për Kolonjën, ndërsa Partia Socialiste ka fituar edhe këtë bashki.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shpallur fitoren së bashku me kryetarin aktual, Erion Isai i cili mor edhe një mandat të dytë 4-vjeçar.

“Falënderoj çdo kolonjar e kolonjare që na kanë mbështetur që besuan votën te ne, tek Erion Isai, tek Edi Rama dhe PS. Ky besim është detyrim dhe angazhim për ne”, tha ministrja Xhaçka.

 

kolonja ps xhacka erion isai

Lini një Përgjigje