TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 21:22

“Gati të paguaj 600 milionë euro për të rrëzuar Ramën”, Kalaja: Ja sa mandate fiton PD në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Gati të paguaj 600 milionë euro për të rrëzuar

Adriana Kalaja, kandidate në listën e hapur të qarkut të Tiranës, në siglën e koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” tha në podcastin “Të Pashoq” se mund t’a shikojnë edhe si të çmendur pasi ajo ka një biznes të ngritur në fushën e audituesve dhe i ka dalë kundër pushtetit, duke rrezikuar biznesin e saj.

Kalaja tha se pavarësisht se i ka dhënë shumë besim SPAK-ut, duke firmosur mbi 80 kallëzime penale, nuk ka parë gadishmërinë e Prokurorisë Speciale, për të hetuar denoncimet.

“Kam depozituar provat e reja për dosjen 184, që për mua është më skandalozja. Këto prova të reja e detyrojnë SPAK që të hetojë, pasi kjo është detyra e Prokurorisë Speciale. SPAK është i kapur nga Qeveria, nuk ka krime intelektuale që nuk i hetojnë dot as Altin Dumani as prokurorët e tjerë.

Ato dosje penale që mbërrijnë te Edi Rama nuk i hetojnë, ndërkohë në rastin e Kryebashkiakut Erion Veliaj, qoftë Ols Dado ashtu edhe Altin Dumani, bënë një hetim të plotë”, tha Kalaja.

Duke folur për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit, Kalaja tha se sot PD në terren është shumë më mirë se çka qenë nga 2013 e deri më sot.

Pse mendoni se situata në terren  e PD është më e mirë sot se fushatat e mëparshme?

Kemi një koalicion me 25 parti, sondazhet janë ‘fake’, paguhen nga krimi sepse duan të krijojnë në publik perceptimin se Edi Rama do të fitojë zgjedhjet. Mund të ketë ndonjë mandat që do të marri ndonjë parti e vogël, vetëm Agron Shehaj mund të marrë ndonjë mandat.

Edi Rama është nën 68 mandate, ndërsa PD me aleatët e saj do të marrë 74 mandate.

Kjo është një deklaratë e fortë?

Kjo është bindja ime, unë do të vij edhe pas 11 majit. Partitë e vogla mund të mendojnë se ato votat që do të marrin mund t’i shërbejnë Edi Ramës, por në fakt nuk do i shërbejnë atij, pasi ai nuk do të ketë më mazhorancë për të qeverisur.

Jeni sikletosur pak nga kontrata e lobimit?

Marrëveshja e lobimit nuk i takon fare Shqipërisë, nuk ka efekte, është një marrëveshje e bërë sipas ligjeve amerikane. Efektet financiare nuk kanë filluar ende, pse themi ne 6 mln dollarë, pasi pas 3 muajsh ajo mund të përfundojë.

6 mln dollarë vërtet i japin patriotët?

Pse mos i japin, 250 mijë dollarë janë në muaj, ne po flasim për standardet në SHBA. Pastaj kontrata mund të përfundojë pas 3 apo 6 muajsh dhe nuk është më vlera 6 mln dollarë. Kontrata është depozituar në FARA. Unë jam gati të paguaj 600 milionë euro për të rrëzuar Edi Ramën.  Nuk ka më ambasadë amerikane që mbron Edi Ramën, nuk ka më ambasadorë që dalin dhe thonë fitoi Edi Rama pa përfunduar procesi i numërimit, ndërkohë që komisionerët pas kësaj deklarate ikën.

 

 

Lini një Përgjigje