TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 19:20

Tom Doshi ‘tradhëtohet’ nga këshilltari në Shkodër, i bashkohet PS-së

Shkruar nga Pamfleti

Tom Doshi ‘tradhëtohet’ nga këshilltari në

Një prej këshilltarëve të PSD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës ka braktisur Tom Doshin, duke iu bashkuar grupit të këshilltarëve socialistë.

Bëhet fjalë për Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

Ai ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe për punën e kryer deri tani nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Qëndrimi i këshilltarit të PSD vjen në një kohë kur ka pasur një përplasje mes socialistëve dhe partisë së Doshit në Qarkun e Shkodrës.

Këshilltarët e PSD janë akuzuar se kanë bllokuar një seri vendimesh të rëndësishme në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, ndërsa Doshi ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Benet Beci, i cili njëherazi është edhe drejtues politik i PS-së në këtë qark.

Lini një Përgjigje