TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 19:25

Sa mandate fiton PS në 11 maj? Rama e zbulon nesër në lokalin e Kuçit

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate fiton PS në 11 maj? Rama e zbulon nesër në lokalin e

Kreu i PS-së, Edi Rama, njëherazi edhe Kryeministër, do të jetë pasditen e së enjtes në Qarkun e Vlorës, aty ku do të mbyllë edhe fushatën elektorale.

Mitingu përmbyllës i fushatës do të zhvillohet në Lungomare, ndërsa pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë një interviste.

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht.

Lini një Përgjigje