
Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit që Lulzim Basha ka bërë në drejtim të tij duke u fshehur pas një faqeje webi (pd.al), ku Bardhi parajamërohet se do ketë fatin e të tjerëve, përjashtimin, nëse i bëhet pengesë Lulit në pengmarrjen e simboleve të Partisë Demokratike.
Bardhi në një postim në Twitter e ka quajtur hubje qetësie përpjekjet e Bashës dhe grupit të tij për ta delegjitimuar atë si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së vulës. Pretendimet e grupit të Bashës Bardhi i ka hedhur poshtë duke publikuar procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.
''Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës. Keqardhje për tronditjen!", shkruan Bardhi.
Dy standartet janë shenjë humbje qetësie! Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e kam thirrur bazuar në nenin 46 pika 4 e Statutit të PD. Mbledhja onlinë parashikohet nga Rregullorja e KK dhe është aplikuar nga vetë kolegët. Më poshtë procesverbali përkatës ???? Keqardhje për tronditjen! pic.twitter.com/srAWaKCjm8
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 25, 2023
Anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike që u mblodhën mbrëmjen e djeshme dhe dolën me një deklaratë për shtyp me anë të së cilës mbajnë qëndrim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.
Në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm 11 deputetë, sipas të cilëve, vendimi i Bardhit për të thirrur online mbledhjen e Këshillit Kombëtar është antistatutor.
Po ashtu, Kryesia njofton se ka vendosur që të dërgojë veprimet e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Etikës.