Politike25 Korrik 2023, 19:50

PD tkurri listën e anëtarësisë, reagon Bardhi: Damkë turpi, duan ta zvogëlojnë partinë dhe ta kthejnë në pronë private

Shkruar nga Pamfleti

PD tkurri listën e anëtarësisë, reagon Bardhi: Damkë

Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur vendim  të gabuar përjashtimin nga lista e anëtarësisë të rreth 50 mijë anëtarëve të partisë.

Ai shtoi se ky veprim është i gabuar dhe se PD-ja ka nevojë që të rritet më tepër dhe jo të zvogëlohet, sipas Bardhit pasojat e këtij vendimi do të jenë tepër të rënda për të ardhmen e demokratëve.

PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private!

Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj’, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana tregoi shifrat e demokratëve që do të jenë pjesë e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.

Në shifrat që Gjana publikoi, u mësua se shifrat janë tkurrur, ndërsa në zgjedhje të drejtën e votës e kanë 25460 anëtarë të PD. Sipas tij pjesa tjetër ka shkuar me Rithemelimin e Berishës dhe se lista e anëtarësisë është tkurrur me 50 mijë anëtarë.

bardhi pd anëtarësia