Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike që kundërshtojnë rikthimin e Sali Berishës në drejtimin e saj.
Në një postim të shpërndarë në facebook, Gjokutaj deklaron se "lufta me ta sot është më e ashpra", duke shtuar se "do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje", një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.
Postimi i plotë:
Doktor Berisha e solli PD-në në jetë pas një kome artificiale, të shkaktuar nga armiqtë e saj!
Sot, armiqtë e dikurshëm të PD-së, të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co, po përgatiten të riasgjësojnë PD-në dhe Berishën!
Disa prej tyre, edhe deputetë të PD-së, nesër të klonuar nga Rama.
Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër, ndaj beteja me ta sot është më e ashpra, pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje!
Nuk mund të largojmë shpëtimtarin tonë, por atentatorët ndaj tij – qofshin burra, gra, gay apo lesbike!
Lufta është e shpallur!
Bujrum G!
Lini një Përgjigje