TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 14:04

GJKKO nuk i hoqi masën e sigurisë, revoltohet Berisha: Trakte të shkruara në zyrën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO nuk i hoqi masën e sigurisë, revoltohet Berisha: Trakte të

Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për lënien në fuqi të masës së sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje.

Në një dalje për mediat, Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin.

“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhëna ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit. Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha Berisha.

 

berisha gjkko traktate rama

Lini një Përgjigje