Politike 8 Prill 2023, 13:30

"Gjush trego sa para i ke dhënë McGonigal", Berisha: Dako dhe Çela dyshja më mafioze në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

"Gjush trego sa para i ke dhënë McGonigal", Berisha: Dako

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka vijuar akuzat në drejtim të kushdërshtarëve të tij politik, ai ka sulmuar kandidaten e PS, Emirjana Sakon.

Ai deklaroi se Sako "del nga sirtarët e  Vangjush Dakos". Berisha e quajti Vangjush Dakon dhe Ardian Çelën si dyshen më mafioze në Shqipëri e Ballkan.

“A nuk është një thirrje t’i largojmë. Nuk paguajmë asgjë më shumë se sa indiferencën tonë, s’duhet të ecim të përgjumur. Ju ftoj që këto ditë që kemi para deri më 14 maj të bëjmë gjithçka, të trokasim në çdo zemër dhe çdo derë për të vendosur Igli Carën kryetar të Bashkisë. Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e më gjerë”, tha Berisha.

Berisha tha se Dako duhet t’iu thotë durrsakëve se sa para nga taksat e tyre i ka dhënë McGonigal.

“Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonogal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to. Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftoj në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, ti marrë, ti marrë se nuk flet dot ajo”, tha ai.

Ai vijoi me akuzat, për konstruksione betoni të cilat ndërtohen vetëm për të vjedhur.

“Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, tha Berisha.

pd durres dako Çela sako