Avokati i Mediut kërkoi gjykim të shkurtuar dhe kjo u pranua nga gjykata. Kjo do të thotë se nëse ai dënohet me burg, do t’i ulet 1/3 e dënimit. Pra, edhe pse qytetarët presin drejtësi, gjykata u jep atyre avantazhe...
Gjykata e Posaçme ka fundosur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pavarësisht manovrave dhe skemave, dosja e Gërdecit do të kalojë për gjykim. Sot u mbajt seanca paraprake në GJKKKO dhe gjykata e cilësoi të plotë dosjen e dorëzuar nga SPASK, duke vedosur që të nisë gjykimi. Më 24 prill do të mbahet seanca e parë në themel, kur dhe do të nisë gjykimi për Mediun.
Por ky i fundit duket se ka filluar të trembet nga burgu dhe ka filluar manovrat për t’i shpëtuar një ndëshkimi të gjatë. Avokati i Mediut kërkoi gjykim të shkurtuar dhe kjo u pranua nga gjykata. Kjo do të thotë se nëse ai dënohet me burg, do t’i ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu kjo do të thotë se gjyqi do të mbyllet shumë shpejt. Si duket janë të gjitha manovra strategjike të Mediut. Pra, edhe pse qytetarët presin drejtësi, gjykata u jep atyre avantazhe. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho.
Nga jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme në Tiranë ka folur edhe avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit i cili tha se u mor vesh jo zyrtarisht se gjykata nuk e legjitimoi prezencën e familjarëve të viktimave, por ai insistoi se pjesëmarrja e tyre do jetë dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe.
Sakaq, edhe vetë Zamira Durda, familjarja e një prej viktimave tha se do ketë ankimim nga ana e saj për këtë vendim në KLP dhe KLGJ, ndërsa shtoi se “SPAK duhet të shkarkohet”.
“Unë nuk e konsideroj të vlefshme këtë si procedurë. Familjarët e viktimave duhet të ishin aty. Do jemi prezent edhe në seancën tjetër. Do të paraqesim kërkesat tonë. Gjykimi i shkurtuar patjetër që do të pranojë kërkesën e të pandehurit. Ky proces do të jetë me pjesëmarrjen e familjarëve. Është investuar edhe Gjykata e Evropiane për të drejtat e Njeriu”, tha avokati Demalia.
SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Lini një Përgjigje