TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 14:52

Takimi me shefen e ODIHR, Celibashi: KQZ do garantojë transparencë të plotë dhe zbatimin strikt të ligjit

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me shefen e ODIHR, Celibashi: KQZ do garantojë transparencë
Komisioneri Ilirjan Celibashi në takimin me shefen e Misionit të ODIHR, Audrey Glover dhe ekipin e saj

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka zbardhur disa detaje nga takimi me  shefen e Misionit të ODIHR, Audrey Glover dhe ekipin e saj.

Ai theksoi se i garantoi ambasadores transparencën e plotë të KQZ-së dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë pwr zgjedhjet lokale tw 14 majit.

"Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve #Vendore14Maj2023, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.", shkruan Celibashi në reagimin e tij.

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka qenë e pranishme edhe në disa procese zgjedhore në vendin tonë.

Britanikja e 'hekurt' ka drejtuar misionin e ODIHR për 4 herë në Shqipëri: në vitin 1996, ku shpalli zgjedhjet e manipuluara të 26 majit, në vitin 2009, si dhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.

takimi me shefen e odihr celibashi

Lini një Përgjigje