Politike22 Prill 2024, 11:27

Gjykata nuk i lejon të protestojnë, Flamur Noka: Shpikën masë të re për të ndaluar protestën kundër hajdutërisë

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata nuk i lejon të protestojnë, Flamur Noka: Shpikën

Gjatë dhënies së masës së sigurisë nga Gjykata për 4 protestuesit, të cilët i ndalon të marrin pjesë në protesta të tjera, deputetët demokratë kanë qen jashtë ambienteve të gjykatës për t’i mbështetur ata.

Deputeti Flamur Noka në një deklaratë për mediat, tha se kjo ishte një mase që u shpik për protestuesit, me qëllim që ata të mos lejohen të protestojnë kundër hajdutërisë.

Por Noka tha se asgjë nuk e ndal opozitën të protestojë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e protestës ditën e premte.

“Pra pasi ju turren protestuesve duke i dhunuar dhe duke i mbajtur peng, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë. Sot në shtetin e Edi Ramës të protestosh kundër hajdutëve je i paligjshëm, të vjedhësh taksat e shqiptarëve ke bekim edhe të policisë edhe të institucioneve të shtetit.

Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë e pushtetit shpiku një masë që përpos detyrimit të paraqitjes nuk lejohet të dilni në vende publike. Kjo tregon që kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta. Këta kërkojnë të ndalojnë protestën kundër hajdutërisë”, tha Noka.

Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë  marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

 

flamur noka protestues