Politike 3 Mars 2023, 10:24

Fati për vulën e PD, Gjykata e Apelit shton masat e sigurisë pak para fillimit të seancës

Shkruar nga Pamfleti

Fati për vulën e PD, Gjykata e Apelit shton masat e sigurisë pak

Gjykata e Apelit në Tiranë do të shqyrtojë ditën e sotme në orën 11:00  çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula.

Në Apel kanë mbërritur tre gjyqtarlt dhe përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, teksa rreth godinës janë shtuar forcat e sigurisë se mund të ndodhë një përplasje teksa paralelisht Berisha ka thirrur protestë.

Elona Mihalin do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.

Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Pavarësisht vendimit të sotëm, herë pas here janë bërë përpjekje për bashkim. Por, PD ka mbetur e ndarë. Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, pavarësisht përpjekjeve, nuk e gjetën konsensusin për të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje vendore.

 

gjyqi për vulën e pd gjykata e apelit shton masat e sigurisë