Politike11 Qershor 2024, 10:41

Gjyqi për vulën e PD, Ivi Kaso kërkesë gjykatës: Mos pranoni ankimimin e Enkelejd Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për vulën e PD, Ivi Kaso kërkesë gjykatës: Mos

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso ka paraqitur në seancën gjyqësore në Apel kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Avokati ka kërkuar lënin në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.

"Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Kujtojme që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit.

Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dergua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi.

Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.

gjyq vule pd gjykate enkelejd alibeaj