Enkelejd Alibeaj

10 Tetor 2018, 20:3120:31Aktualitet
Enkelejd Alibeaj mbërrin te Krimet e Rënda - Aktualitet
Aktualitet21 Maj 2018, 13:15

Enkelejd Alibeaj mbërrin te Krimet e Rënda

Shkruar nga Pamfleti

Enkelejd Alibeaj mbërrin te Krimet e Rënda

Deputeti demokrat Enkeled Alibeaj është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Alibeaj ka shkuar i vetëm në Prokurori, pasi u nda nga kolegët për shkak të pjesëmarrjes në një ceremoni përkujtimore për viktimat e Spaçit.

Më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhanë dëshmitë e tyre Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi. Në reagimin e tyre për mediat në përfundim të dëshmisë deputetët demokratë sulmuan ashpër organet e drejtësisë dhe paralajmëruan se kanë në dorë edhe pse të tjera përgjimi që implikojnë Agron Xhafajn në trafikun e drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim pas padisë së Agron Xhafajt, i cili pretendon se zëri në audio-përgjim nuk është i tij.

codramol
smile

Aktualitet Enkelejd Alibeaj Krimet e Rënda