TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 22:40

"Gjyshi ka një hall shumë të madh", Luçiano Boçi i kthehet Gogut: Po kalon çdo cak turpi, je dhe klerik

Shkruar nga Pamfleti

"Gjyshi ka një hall shumë të madh", Luçiano

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu u përplas me ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi teksa diskutonin për kaosin e opozitës në Kuvend ditën e sotme dhe ngritjen e komisioneve hetimore.

Sipas Boçit, Gogu nuk po tregon respekt referuar dhe faktit që dikur ka qenë pastor.

“Çfarë e shtyn opozitën shqiptare e cila në arkivën e saj juridike ka një nga opinionet më të mira që ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, ku ne socialistët kemi humbur një çështje, që mos ta zbatojë opinionin e vet juridik? Të plotësojë të gjitha kriteret që duhen për të krijuar një komision hetimor? Çfarë e shtyn? E shtyn vetëm krijimi i një pseudo kauze, sepse njëri nga ata, gjyshi i madh, ka një hall shumë të madh", u shpreh Gogu.

Në këtë pikë ndërhyri Boçi, sipas të cilit komenti i Gogut ishte ofendues dhe ky i fundit bën moral pikërisht për të mos ofenduar.

“Po sikur ti s’je ofendues o zoti Gogu?! Se ke dhe kostumin e klerikut o burr. Po çfarë i ke këto? Do bëhesh dhe ti gjysh një ditë. Respekt mo respekt! Respekt dhe për moshën, dhe për historinë, dhe për personalitetin. Lëshon ofendime ti dhe na del me atë aureolën e njeriut që prekesh. Ju kaloni çdo cak turpi”, u shpreh Boçi.

luciano boci gogo cak turpi

Lini një Përgjigje