
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.
Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa bëri me dije se do të ofrohen 15 bursa për 3 vitet në vijim.
“I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur Federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idenë e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të Europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit. 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Por kam kënaqësië tu njoftoj se do të kemi bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor”, tha Von Der Leyen.
Lini një Përgjigje