TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2023, 14:20

Spartak Ngjela: Rama qëndroi si fakir në stadium, teksa stadiumi thërriste emrin e Albin Kurtit!

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela: Rama qëndroi si fakir në stadium, teksa stadiumi
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar praninë e kryeminsitrit Edi Rama në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Kreu i qeverisë u fotografua i ngrysur, me në krah bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho, ndërsa Albin Kurti ndodhej larg në tribunën tjetër, në këmbë dhe duke duartrokitur kombëtaren.

Për këtë avokati Ngjela thotë se Rama “qëndroi i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti...”

“Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti...

E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?

Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?

Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.”, shkruan Ngjela.

rmaa air albania spartak ngjela

Lini një Përgjigje