TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 11:00

Hapja e grupkapitujve me BE-në, Presidenti Begaj: Hap i rëndësishëm!

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e grupkapitujve me BE-në, Presidenti Begaj: Hap i
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.

Grupkapitulli 4 përfshin sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

"Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit", u shpreh Begaj në reagimin e tij. 

presidenti bajram begaj grupkapitujt me be

Lini një Përgjigje