Kryeministri Edi Rama, në Konferenca e 6 Ndërqeveritare, ka bërë batuta me ministren për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, ku u shpreh se vikingët janë në anën e Shqipërisë lidhur me integrimin europian të vendit në BE.
Gjatë fjalës së saj, Marie Bjerre tha që Shqipëria nuk ka vetëm viktingët në krah, por edhe gjithë BE-në.
“E kemi bërë çeljen e 6 kapitujve, sepse kemi parë që keni ecur. Nuk keni vetëm vikingët nga ana juaj, por të gjithë ne”, iu përgjigj Ramës, ministrja daneze.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, atje ku do të zhvillohet konferenca e 6-të ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe do të hapen 4 kapitujt e radhës në lidhje me procesin integrues.
Lini një Përgjigje