Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje të veçantë mori mungesa e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.
Pyetur zyrtarisht nga mediat, SPAK sqaron se kryeprokurori Altin Dumani, ka pasur një agjendë të paracaktuar, dhe për këtë shkak, nuk mundi të merrte pjesë në çeljen e legjislaturës së re parlamentare.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK.
Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi seancën e parë plenare më 12 Shtator, por jo sipas traditës parlamentare.
Deputeti më i vjetër në moshë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu. Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si më i vjetri pas dy demokratëve.
Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare, ndërsa në sallë ishin gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Mes tyre, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe.
Vëmendje tërhoqi mungesa e drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme, Olsian Çela dhe Altin Dumani. Dy karriget e rezervuara për ta në lozhën e Kuvendit mbetën bosh, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesëmarrjes së tyre në hapjen e legjislaturës së XI të parlamentit.

Spaku nje gabim ben.pse i shperndajne hetimet.Pastaj pse një i akuzuar ne paraburgim per nje kohe te gjate.Per çdo person te korruptuar duhen te blidhen provat perpara se me e arrestuar.Dhe ai ku te kapet duhet te shkoje per gjykim