Një ditë pas vendimit të DASH për Berishën, e ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri Nancy VanHorn është parë sot në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se VanHorn do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ndërkohë, ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar publikisht administratën e Shtëpisë së Bardhe dhe veçanërisht presidentin Trump dhe sekretarin Rubio, pas heqjes së non-gratës. Në një dalje për mediat, Berisha tha se ky vendim vjen në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-ve.
Ai tha se rasti i tij ishte më uniku në histori.
“Vendimi për non-gratën u be pas lobimeve të Ramës dhe Soros-it. Falënderoj administratën e zotit Trump dhe sekretarin Rubio”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje