TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 21:36

12 ditë protestë, Bushati: Shqiptarët s’duan të tërheqin zvarrë vetëm Ramën, por të gjithë sistemin

Shkruar nga Pamfleti
12 ditë protestë, Bushati: Shqiptarët s’duan të
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, deklaroi se protesta që vijon prej 12 ditësh, nuk është thjesht revoltë ndaj Edi Ramës, por ndaj gjithë sistemit, përfshirë edhe opozitën dhe median

Bushati tha se kemi të bëjmë me një konflikt të madh, ku brezi që proteston kërkon largimin e brezit të vjetër të politikanëve, pushtetarëve, analistëve dhe mediave. Sipas tij, koncepti i kësaj proteste është largimi i njeriut të vjetër.

"Janë të lodhur, të mërzitur dhe ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur nga fjalime si ky që mbajti Klosi këtu. T'i thuash njerëzve, që ajo është një mrekulli e turizmit, ajo që do të bëhet në Zvërnec, nuk e përtyp dot njeri. Mirë që më vjedh, më trajton edhe budalla, bëhet shumë. E bën te Teatri, Stadiumi, Unaza, Stacioni i Trenit, ka një pikë pastaj që kur vë tela me gjemba bëhet shumë. Por sado e rëndë të jetë kjo e Zvërnecit, është historia simbol e kapjes së shtetit, lidhjes me oligarkinë, nënshtrimit të mediave, u bënë të gjitha bashkë derisa shpërtheu. Kjo protestë e ka tejkaluar Zvërnecin dhe ka dy objektiva kryesore. Objektivin imediat, shporrjen e Edi Ramës, por një shporrje që nuk duhet konceptuar si heqje e një njeriu të vjetër. Nuk duan të ndryshohet me qeveri teknike, Lali Erin, Berishën apo Flamur Nokën. Duan që bashkë me Ramën, të bëjnë një ndërrim gjeneratash. Kur them Ramën dhe Berishën, them edhe ne.

Pastaj se çfarë arrihet është tjetër punë. Por nëse krahas parrullës, Rama n'burg, Berisha n'burg, ata thonë edhe bojkotoni mediat, kjo është një gjë që shkon përtej. E përfshin tërheqjen zvarrë të Ramës, por shkon përtej Ramës sepse në Zvërnec, nuk ishte vetëm Edi Rama, Kushneri dhe Kastrati. Në Zvërnec pati një heshtje të turpshme të të gjithë mediave. Ata nuk janë budallenj, të shohin që bëhen tërheqje zvarrë dhe protesta me ditë dhe të mos pasqyrohen në media. E kuptojnë se bëhen protesta dhe opozita fshihet si struci. Po përvijohet si çështje me sistemin, madje edhe konflikt gjeneracional. Në njëfarë mënyre, Batoni e mbështet, por unë jam kundër Ramës, në mbështetjen që ka bërë Batoni dhe kundërshtimin tim, edhe ne kemi lënë copa fuqie, dinjiteti, argumentash në këtë betejë. Ata mund të jenë të lodhur dhe neveritur nga e gjithë kjo. Se sa arrijnë është punë tjetër. Unë po them çfarë lexoj unë në indinjatën e tyre", deklaroi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

protesta rama bushati

Lini një Përgjigje