Politike17 Prill 2024, 07:31

Hetimet për TIMS, Ervin Salianji: Janë bërë për interesa politike ose për grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për TIMS, Ervin Salianji: Janë bërë për

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, që është dhe në krye të komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka treguar se tashmë janë depozituar kërkesat për informacion në institucionet e ndryshme.

Ai u shpreh se retorika e Partisë Socialiste është për të mbrojtur elementë kriminale të lidhur me këtë rast.

Sipas tij ka indicie dhe të dhëna që ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë për llogari të grupeve kriminale ose interes politik.

“Kërkesat për informacion që kanë kërkuar ekspertët janë votuar nga komisioni dhe ka dalë 7 me 6 sepse deputetët e mazhorancës nuk ishin në komision, por kjo nuk është detyra jonë që të sigurohemi që ata të jenë aty. Ne kemi depozituar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Gjithçka që ka të bëjë me retorikën e PS është për të mbrojtur elementë kriminale. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur, ndaj kemi komision, por kemi indicie që ndërhyrja është bërë për llogari të grupeve kriminale ose interes politik.

Ky person vetëm dy javë pas ngritjes së komisionit është në arrest shtëpie, ndërsa ka qëndruar ky njeri në detyrë për 10 muaj të tjera pas sinjalizimit. Ne duhet të shohim nëse ka fshirje të dhënash apo jo. Të gjitha kërkesat e bëra janë të vlefshme. Nuk hyjnë në punë justifikimet pavarësisht tentativës së qartë për të penguar punimet”, tha ai.

ervin salianji sistemi tims