Politike16 Prill 2024, 22:16

Kush e ka radhën pas Berishës? SHBA reprezalje në radhët e politikës, Senati miraton Aktin Antikorrupsion për Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ka radhën pas Berishës? SHBA reprezalje në radhët e
Jeanne Shaheen

“Pamfleti” ka siguruar draftin e plotë të hartuar nga senatorja Shaheen, i cili i ngjan më shumë një manuali me hapat që do të ndjekë SHBA për të forcuar luftën ndaj korrupsionit...

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në vendin tonë nuk do të jetë makthi i vetëm për politikën. Në të njëjtën ditë komisioni i Jashtëm në Senatin Amerikan ka miratuar dhe një ligj, i cili duket se do të trondisë të korruptuarit.

Bëhet fjalë për Aktin mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, i njohur si Akti Antikorrupsion i propozuar nga Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan, Roger Wicker.

Sot Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan u dërgoi shteteve të Ballkanit Perëndimor mesazh për një angazhim të ripërtërirë duke bërë përpara me këtë projektligj ndërpartiak. E kam shkruar këtë projektligj duke u përqëndruar tek mundësia për të thelluar përkushtimin tonë dhe investimin në rajon përmes forcimit të marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik si dhe për të vënë në pah mjetet që kanë Shtetet e Bashkuara për t’iu dhënë përgjigje ndikimit keqdashës, korrupsionit dhe përpjekjeve të tjera që synojnë të minojnë aspiratat demokratike të rajonit”, tha për Zërin e Amerikës Senatorja Jeanne Shaheen.

“Pamfleti” ka siguruar draftin e plotë të hartuar nga senatorja Shaheen, i cili i ngjan më shumë një manuali me hapat që do të ndjekë SHBA për të forcuar luftën ndaj korrupsionit. Duke qenë se nisma ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendi ynë përmendet 4 herë në këtë draft.

Kongresi konstaton si më poshtë: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) formojnë një bashkësi multietnike në zemër të Evropës që është kritike për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i vazhdueshëm në Ballkani Perëndimor është i lidhur drejtpërdrejt me mundësitë për avancim demokratik dhe ekonomik në dispozicion të banorëve të këtyre gjashtë vendeve. Është në interesin reciprok të SHBA dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të promovuar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillim në rajon”, thuhet në hyrje të draftit.

Përveç sanksioneve që do të ndërmarrë SHBA ndaj personave të zhytur në korrupsion, aty theksohet se do të angazhohet vetë Sekretari i Shtetit, në goditjen e korrupsionit brenda secilit shtet. SHBA do të ndërmarrë programe të reja duke shtuar mbështetjen për prokurorinë dhe gjykatat.

Sekretari i Shtetit, nëpërmjet programeve aktuale dhe programeve të reja, do të zhvillojë një iniciativë që kërkon të zgjerojë asistencën teknike për zhvillimin e strategjive kombëtare kundër korrupsionit, për çdo vend të Ballkanit Perëndimor. Strategjitë e korrupsionit do të ndërtohen duke marrë parasysh kushtet lokale dhe në varësi të marrëveshjes me vendin pritës. Do të ofrohen praktikat më të mira dhe trajnime për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucionet gjyqësore, apo organe të tjera administrative në secilin shtet, për të përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e këtyre agjencive dhe institucioneve”, thuhet aty.

Pra duket se tashmë pas Berishës do kemi shumë “non grata” të tjera dhe po ashtu në draft jepen sinjale se SHBA do të punojë për shporrjen e kësaj kaste politike. /Pamfleti