TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 12:30

"Hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë", Rama sulmon partitë e vogla: Të rinj vetëm në moshë dhe fytyrë

Shkruar nga Pamfleti

"Hoqëm qafe LSI, e kishim nyje në grykë", Rama sulmon

Kryeministri Rama ka sulmuar partitë e vogla duke i krahasur me ish-LSI-në. Ai tha se janë të rinj vetëm në moshë e fytyrë por jo në çështjet e politikës.

“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët”, tha Rama gjatë një takimi në Dimal.

Kryeministri Rama sulmoi gjithashtu edhe kreun e PD Sali Berisha, i cili tha se shkrirja e SPAK do të thotë të kthehet drejtësia në “kënetën e bufit”.

“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama.

Lini një Përgjigje